Mourinho: Kam respekt për Romën, nuk do ta trajnoj kurrë Lazion
BKT
Sport

Mourinho: Kam respekt për Romën, nuk do ta trajnoj kurrë Lazion

Milan-Roma do të jetë një nga supersfidat e 6 janarit në Serie A dhe për të komentuar mbi këtë takim ka dalë në konferencë për shtyp edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho.

Ai foli mbi gjendjen e skuadrës, situatën me lojtarët e pavaksinuar, si dhe tha se nuk do të trajnojë kurrë ekipin e Lazios.

SKUADRA- “Ishte një javë pushimesh, por edhe pune. Mendoj se kemi punuar mirë. Dy javë pa ndeshje të bën të humbasësh diçka për sa i përket intensitetit të lojës, por jemi mirë. I vetmi lojtar që vazhdon rikuperimin është Spinazzola. Pas 15 ditësh pa futboll është më mirë të ndeshesh një ekip të tillë, sepse mund të gjesh lehtësisht përqendrimin”.

EKIPET QË NUK TRAJNON- “Ne jemi profesionistë, të thuash që nuk mund të stërvitim klube të tjera është e vështirë dhe është rrezik, por ka klube për të cilat mund të thuash jo, dhe nuk e thua për mungesë respekti, por për llojin e historisë mes klubit që ke trajnuar më parë dhe ai që vjen.

Nuk është mungesë respekti, por p.sh nuk mund të trajnoj kurrë Lazion, nuk është mungesë respekti, është një klub nga i njëjti qytet, me të cilin kam një marrëdhënie pozitive. ose njësoj si unë, por janë gjëra në aspektin profesional, asnjëherë në mungesë respekti. Për shembull, nuk kam pasur kurrë një problem me Milanin. Gjithmonë mund të flasim me respekt, por ka klube që nuk mund t’i drejtoj”.

LOJTARËT E PAVAKSINUAR- “Këto janë gjëra private, për ne kjo është e shenjtë. Disa lojtarë kanë pasur Covid dhe kanë kërkuar privatësi, e njëjta gjë me disa lojtarë që mund të mos vaksinohen. Por ligji është ligj, që nga momenti kur qeveria vendos detyrime, ato duhen respektuar. Duam lojtarë që respektojnë ligjin dhe që mund të luajnë. Nuk mendoj se do të kemi ndonjë problem”.

PELLEGRINI- “Pellegrini është rikuperuar, nuk ka pasur të njëjtat pushime si të tjerët, ka pasur 4 ditë më pak. Që në datën 30 që kemi ardhur të gjithë, po punojnë normalisht. A mund të luajë? Po. A mund të luajë 90 minuta? Nuk e besoj, nuk do të ishte alternativa më e mirë”.