17:46 / 05.01.2022
Publikohet video e rrallë, Bolt ndal intervistën për të dëgjuar himnin
Vrapuesi më i madh i të gjitha kohërave, Usain Leo Bolt që një kohë të gjatë është pensionuar.
Pas arritjeve të mëdha në karrierë, ku mban rekorde për vrapimet më të shpejta në 100 metra, 200 metra dhe katër herë nga 100 metra, Bolt vendosi të pensionohet, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, një video e Bolt është publikuar, kur ky i fundit ndërpret intervistën që ishte duke dhënë vetëm që të dëgjojë himnin e SHBA-së, pavarësisht që përfaqëson Xhamajkën.
Në momentet që ishte duke folur, në momentin kur nis himni i SHBA-së, Bolt ndalet për ta dëgjuar, ndërsa pasi përfundon përgatitet të vazhdojë intervistën.























