18:42 / 05.01.2022
Eriksen në radarët e klubit të njohur francez
Christian Eriksen është ende pa ekip dhe po stërvitet për të arritur formën e tij më të mirë.
Pak ditë më parë ai u shpreh se ndjehet shumë mirë fizikisht dhe është i gatshëm të rikthehet të futet në fushën e blertë. Problemi i vetëm është se ai ende nuk ka një ekip, transmeton IO.
Por, sipas “Daily Telegraph”, Eriksen ka rënë në radarët e klubit francez të Monacos.























