Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për kampanjën informuese për mbajtje të përgjegjshme të qenve si kafshë shoqëruese, në lidhje të drejtpërdrejt do të flas, Elza Ramadani, Drejtoreshë Ekzekutive , Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve në Kosovë.

Anila Aliu, pianiste, do të flas për projektet për 2022.

Sokol Xhafa, ud. Kryeshef ekzekutiv në KRU”Prishtina”, flet për furnizimin me ujë të pijshëm, për pagesën dhe borxhin ndaj ujësjellësit dhe për projektet për vitin 2022.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme