11:34 / 06.01.2022
Operohet Coquelin, do të mungojë në sfidën Villarreal-Juventus
Villarreali humbet për të paktën dy muaj mesfushorin francez, Francis Coquelin. Lojtari është operuar dje në tendinën e Akilit në spitalin “Jean Mermoz” të Lionit.
Priten të paktën 2 muaj pushim për futbollistin, që do të mungojë kështu në ndeshjen e vajtjes së 1/8-ve të finales së Champions League kundër Juventusit, që do të zhvillohet në Spanjë në 22 shkurt.
Mbetet për tu parë gjendja e sulmuesit Paco Alcàcer, që gjithashtu vuan nga një dëmtim. Rikthimi i tij në dispozicion të teknikut Unai Emery varet nga mënyra se si sulmuesi do të reagojë ndaj terapisë së rehabilitimit.























