Situata me COVID në Shqipëri, rriten infektimet
BKT
Shqipëri

Situata me COVID në Shqipëri, rriten infektimet

Situata me COVID në Shipëri njoftohet se ka pasur një rritje të numrit të personave të infektuar, por ekspertët nuk kanë dalë ende në përfundimin nëse këto shifra janë reflektuar nga festat, apo nga prania e variantit Omicron në Shqipëri

Sipas gazetarit të BalkanWeb-it thuhet se edhe pse ka pasur shtim të infektimeve, numri i viktimave dhe të të shtruarve në spital vijon të jetë i njëjtë.

Një tjetër lajm i mirë është që sipas ekspertëve, varianti Omicron, edhe pse ka një shkallë infektueshmërie më të lartë, manifeston simptoma më të lehta se varianti Delta.

Gazetari Skëndaj solli rastin e një të riu rreth 22 vjeç, i cili prej një muaji ndodhet i shtruar në spital. Sipas tij, i riu ndodhet në gjendje të rënduar në terapinë e kujdesit intensiv, ndërsa në momentin që është paraqitur në spital, ka qenë me thuajse 100% të mushkrive të prekura.

Përkeqësimi i gjendjes së tij sipas gazetarit, ka ardhur si pasojë e kurës së marrë në shtëpi nga persona jo kompetentë./bw


MË SHUME NGA Shqipëri