13:51 / 06.01.2022
Me ftesë të Ramës, Erdogan shkon në Shqipëri me 17 janar
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë më datë 17 Janar.
Lajmi bëhet me dije nga burime për gazetaren e “ABC” Esiona Konomi.
Mësohet se takimi vjen me ftesë të kryeministrit Edi Rama, dhe Erdogan do të vijë në Shqipëri për të vizituar banesat e rindërtuara me financim nga Turqia pas tërmetit të 26 Nëntorit në zonën e Laçit.
Takimi përkon me përvjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.























