Basha takohet me zëvendësambasadorin amerikan
BKT
Shqipëri

Basha takohet me zëvendësambasadorin amerikan

Ka zgjatur rreth një orë vizita e zëvendësambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Demian Smith, në selinë e PD-së.

Smith ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. I shoqëruar nga përkthyesja zv.ambasadori ka hyrë nga dera anësore për në ambientet e brendshme të selisë së PD.

Vizita vjen pak minuta pasi në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë hasur me dyer të mbyllura dhe nuk kanë zhvilluar aktivitetin e parashikuar në selinë e PD, duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha./bw


MË SHUME NGA Shqipëri