Covid-19, dyfishohen kërkesat për t’u vaksinuar
BKT
Shqipëri

Covid-19, dyfishohen kërkesat për t’u vaksinuar

Detyrimi për të paraqitur çertifikatën e vaksinimit por edhe frika nga rritja e ndjeshme e infektimeve ka shtuar me dy herë më shumë kërkesat për vaksinën  anti-covid.

Në ditët e para të janarit vetëm në pikën e hapur të vaksinimit në “Air Albania” janë kryer mbi 300 doza të para ndërsa çdo ditë shënohen rradhë-pritje për të bërë vaksinën.

Gladiola Lika, vaksinatore pranë qëndres së hapur të vaksnimit në “Air Albania” thotë se rritja është e ndjeshme dhe vendet e vaksinimit nuk rrinë asnjeherë bosh në pritje të qytetarëve këto ditës. 

Interes ka nga të gjitha moshat por për dozë të parë mbisotërojnë të rinjtë.

Pranë pikës së hapur të vksinimit në "Air Albania" mund të vaksinohet kushdo me dozë të parë të dytë dhe të tretë dhe llojet e vaksinave që administrohen këtu janë Pfizer dhe Sinovac.

Rritja e kërkesës për vaksinë u pa qartë disa orë para darkës së fundvitit , ku vetëm në këtë pikë u adminsitruan 8 flakonë Pfizer si dozë e parë për rreth 46 persona . 

Vaksninatorët në këtë pikë janë çdo ditë të javës nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 4 pasdite dhe mjafon të kesh me vete kartën e identitetit./rtsh


MË SHUME NGA Shqipëri