Rama bën ftesë të rinjve për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura
BKT
Shqipëri

Rama bën ftesë të rinjve për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura

Kryeministri Edi Rama bën ftesë për të gjithë të rinjtë e të rejat për t’iu bashkuar Forcave tona të Armatosura.

 “Mirëmëngjes dhe me një videoklip të pazakonshëm, si ftesë për t’iu bashkuar Forcave tona të Armatosura, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama teksa ndan këngën e krijuar me rastin e fushatës së rekrutimeve në FA.

“Ti ke forcën që nderon kombin” është sjellë si një himn për ata që kanë zgjedhur karrierën brenda Forcave të Armatosura, por edhe si një ftesë për të gjithë të rinjtë e të rejat që të bëjnë të njëjtën gjë, duke marrë parasysh vështirësitë, por edhe krenarinë që ky profesion të jep.

Kënga, e cila shoqërohet me pamje nga stërvitjet e efektivëve të forcave të ndryshme të FA në tokë dhe në ajër këndohet nga këngëtarët e mirënjohur, Redon Makashi, Elton Deda, Eneda Tarifa e Saimir Braho si dhe me pjesëmarrjen e veçantë të dhjetëra efektivëve dhe Orkestrës Frymore të FA.


MË SHUME NGA Shqipëri