17:16 / 07.01.2022
Lojtari i vitit 2021 nga FIFA, publikohen emrat e tre kandidatëve
FIFA do të shpërndajë çmimet më 17 janar dhe sigurisht më i rëndësishme është ai i “Lojtarit të vitit 2021”.
Qeveria e futbollit në botë ka zbuluar edhe tre kandidaturat për këtë çmim dhe dy prej tyre ishin në garë edhe për Topin e Artë.
Bëhet fjalë pikërisht për Leo Messin, i cili mori “Topin e Artë” për të shtatën herë, dhe sulmuesin polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski.
I treti kandidat është sulmuesi egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah, i cili ka qenë fantastik në Premier League.
Vjet ishte Lewandowski ai që e fitoi çmimin “Lojtari i vitit” nga FIFA, duke lënë pas portugezin Cristiano Ronaldo dhe Leo Messin.























