Basha: Berisha ju ka mashtruar, do dhunë dhe kaos
Lulëzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj Sali Berishës. Kreu i PD-së u shpreh se Berisha nuk njeh ligj as statut dhe se kërkon të përhapi dhunë.
Fjalimi i Bashës:
Epoka e sudmimit të ligjit po troket. Epoka e drejtesisë të re po nis. Kuvendi i rithemelimit në 18 dhjetor vulosi gjithcka. Aleati jonë SHBA, vendosi non-granda njerëz që nuk janë më pjesë e PD-së. Ne do t’i japim fund regjimit të Edi Ramës.
Që në shtator kur unë vendosa shkrkimin e Berishës, ai është kthyer kundra partisë tonë. Sali Berisha ju ka mashtruar, i shpallur non-grada, ai bërë bunker PD.
Ne kemi aleancë me SHBA për të vazhduar misionin tonë. Sali Berisha ju ka mashtruar në përpjeket e tij për ta mbajtur të fshehtë shpalljen non-grada. Sali Berisha duke njohur mirë vlerat amerikane, ju ka mashtruar duke mbajtur të fshehtë akuzat e SHBA dhe agjensitë e Sigurisë Kombëtare dhe ligjzbatimit.
Berisha ju gënjeu gjatë 8 viteve tona në opozitë. Unë kam pranuar përgjegjësitë e mija, por Sali Berisha ju ka mashtruar keq kundër meje pa paraqitur asnjë fakt kundër meje. Sali Berisha ka hedhur poshtë demokratë.
Sali Berisha i ka shtuar vetë personat në referendum për hallin e tij personal. Berisha e nisi betejën për statutin por e shkeli vetë. Ai do kaus dhe dhunë, ai nuk njeh as ligj as statut. Ai po dërgon demokratët në përplasje, por kjo seli nuk mund të merret peng nga ish-zyrtarë të korruptuar.























