OSBE: Nxisim aktorët politik të përmbahen nga çdo akt dhune
BKT
Shqipëri

OSBE: Nxisim aktorët politik të përmbahen nga çdo akt dhune

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar sot në lidhje me protestë e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për të hyrë në selinë e PD-së.

Në reagimin e OSBE-së, theksohet  se “protestat paqësore janë në themel të demokracisë”.

“Prezenca e OSBE-së po ndjek zhvillimet e sotme pranë selisë së Partisë Demokratike. Ne nxitim të gjithë aktorët e përfshirë të përmbahen nga çdo akt dhune dhe vlerësojmë policinë për ruajtjen e rendit publik. Protestat paqësore janë në themel të demokracisë”, thuhet në deklaratë./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri