Rama për ndërhyrjen e policisë: Shmangën tragjedinë dhe kthyen normalitetin
BKT
Shqipëri

Rama për ndërhyrjen e policisë: Shmangën tragjedinë dhe kthyen normalitetin

Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedim me demokratët në Facebook për të folur rreth situatave të ndodhur një ditë më parë në selinë e PD.

Edi Rama: Për herë të parë në historinë e vet, policia është sfiduar me potencialin e gjakderdhjes për shkak të një kacafytje në oborr. Policia e stërvitur në tërë këto vite për të përballuar këtë lloj materie politike, këtë lloj qasje dhe drejtimi politik që e përfshin dhunën si mjet në agresionin ndaj godinave, dje meritoi respektin e të gjithëve dhe sot meriton një falenderim të posaçëm sepse mbajti të njëjtin standard siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së qeverisë nga kjo materie, nga kjo prurje, nga kjo turmë e cila dje ishte e ndarë përgjysmë, njëra pjesë brenda, njëra pjesë jashtë godinës dhe sulmet e të dy palëve pasi u shmang tragjedia.

Gjërat u kthyen në një farë normaliteti janë një shëmbëlltyrë e një të vërtetë të hidhur se të dyja këto kufoma janë shumë larg idesë së shtetit, kulturës së respektit për institucionet sepse janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë.

Duke qenë se ky është një bashkëbisedim do të doja që të vazhdoja t’i drejtoja këto aspekte të kësaj teme duke i referuar atyre që kanë shkruar.


MË SHUME NGA Shqipëri