Mbyllet pjesa e parë e barabartë mes Interit dhe Lazios
Ka përfunduar pjesa e parë mes kampionit italian Inter dhe skuadrës së Lazios, ku rezultati qëndron i brabartë mes dy skuadrave.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, Interi dhe Napoli hynë drejt zhveshtoreve me rezultat të barabartë 1:1, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi Lautaro Martinez, por goli i tij u anulua nga VAR-i për shkak se argjentinasi ishte në pozitë jashtë loje.
Pavarësisht golit të anuluar, Interi nuk u ndal ku edhe e gjeti golin e epërsisë në ndeshje përmes mbrojtësit Alessandro Bastoni, i cili kalon “Nerazzurët” në epërsi në minutën e 30’.
Por, gëzimi i kampionit italian nuk zgjati më shumë se pesë minuta, pasi që pas një asistimi të mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj, sulmuesi Ciro Immobile barazon rezultatin për Lazion në 1:1 në minutën e 35’ të ndeshjes.
Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë 1:1.
Golat i gjeni më poshtë.
Inter 1:0 – Bastoni 30’
https://twitter.com/NorwegianSpursy/status/1480273133189877763
Lazio 1:1 – Immobile 35’
https://twitter.com/Sachk0/status/1480275564451676161























