Banorët e Postribës reagojnë për ndotjen e ujit
Banorët e Postribës e zhvendosën protestën për ujin mëngjesin e kësaj të hëne, 10 janar, përpara Ndërmarrjes së Ujesjellës-Kanalizime Shkodër.
Me pankarta në duar "Pa ujë nuk ka jetë", "Po vrasin fëmijët tanë", "O drejtësi o revoltë", "Të ndërpriten punimet", "Të ndërhyjë SPAK" ata kërkojnë zgjidhje për ujin e pijshëm, i cili vjen i ndotur në çezmat e tyre.
"Thonë është i pijshëm por këtë se pinë lopët jo më njerëzit. Kafshët i bëjnë bisht që mos ta pinë" thotë një banor teksa tregon shishen me ujë që duket terësisht i turbullt.
"Limonada!"Ndotja e ujit të pijshëm ngre në këmbë Postribën, banorët: Të largojnë guroren
Një përfaqësi e tyre u futën në takim me drejtorin Mark Molla dhe pritet të merret një vendim.
Kjo është protesta e dytë në pak ditë. Banorët pretendojnë se shkak për ndotjen e ujit është bërë gurorja aty pranë./oranews























