Inzaghi: E merituam fitoren, Bastoni ka një ADN kampioni
Lazio është i vetmi ekip që e ka mposhtur Interin këtë sezon, por zikaltrit u “hakmorrën” pasi e mposhtën në San Siro me rezultatin 2-1. Për të komentuar takimin ka dalë në konferencën e zakonshme pas ndeshjes edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi.
“I urova djemtë për rezultatin. Fituam pas 20 ditë pushimi, kundër një ekipi shumë të fortë që na bëri të vuajmë. E merituam fitoren”.
BASTONI- “Ai është kampion në ADN-në e tij, fillimisht e zëvendësoja sepse u desh të rikuperohej mirë pas kampionatit evropian. Për dy vjet e gjysmë ka bërë shumë pak gabime”
SUPERKUPA- “Ne po përballemi me një Juventus të madh, të aftë për gjithçka siç u pa në Romë. Në kampionat ata kanë humbur disa pikë, por në këtë ndeshje gjithçka mund të ndodhë. Ne duam t’u dhurojmë tifozëve një mbrëmje të rëndësishme”.
SULMUESI I RI- “Në sulm janë katër alternativa që plotësojnë njëri-tjetrin mirë dhe jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam”, përfundoi fjalën e tij Simone Inzaghi.























