SHBA bashkëpunim me qeverinë shqiptare për mbrojtjen kibernetike
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një takim James Logan Jones Jr, Gjeneral me katër yje i Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara.
Gjatë takimit, Gjeneral Jones Jr shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare për mbrojtjen kibernetike.
“Sot takova James Logan Jones Jr, Gjeneral me katër yje i Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara, ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare, Komandant i Trupave të Marinsave, Komandant i Komandës Evropiane të SHBA-ve, Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë dhe përfaqësuesi më i lartë i “Jones Group International”, i cili ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare për mbrojtjen kibernetike, si një nga kompanitë me eksperiencën më të madhe në SHBA dhe Evropë”, tha Balluku./rtsh























