Gati tradhtia ndaj Realit, Mendes “çon” Ronaldon te Barcelona
BKT
Sport

Gati tradhtia ndaj Realit, Mendes “çon” Ronaldon te Barcelona

Cristiano Ronaldo ka shënuar 14 gola në 29 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Manchester United, por nuk është aspak i kënaqur për ecurinë e “Djajve”.

Sipas mediave angleze, portugezi është i tërbuar me ekipin e tij, me taktikat dhe stilin e trajnerit të përkohshëm Ralf Rangnick. Ai e ndjen presionin. Kritikat në “Old Trafford” janë konstante, për një skuadër që gjendet shumë larg zonës për të luftuar për titullin kampion në “Premier League”.

Agjenti Jorge Mendes fluturoi drejt Anglisë për të biseduar me lojtarin e tij dhe shqetësimet që ka. Megjithatë, ai ka siguruar për gazetën spanjolle “AS” se nuk bëhet fjalë për një largim të mundshëm në fundin e sezonit. Por diçka e tillë nuk përjashtohet në rast se Manchester United nuk do të arrijë vendin në Champions League.

Sipas katalanases “Sport” ka shumë shanse që Cristiano ta shohë veten në Barcelonë. Raporti i mirë mes Mendesit dhe presidentit Laporta i hap dyert një transferimi të tillë.

Duket diçka e vështirë për historinë e shkuar të Ronaldos me Realin, por Mendes ka vendosur seriozisht që ta shtrojë si diskutim me drejtuesit e Barcelonës.