Mane shpëton Senegalin në shtesë, fitore e vuajtur përballë Zimbabves
BKT
Sport

Mane shpëton Senegalin në shtesë, fitore e vuajtur përballë Zimbabves

Falë një penalltie të kthyer në gol nga Sadio Mane në minutën e 7-të shtesë, Senegali mposht Zimbabven, në ndeshjen e parë të Grupit B në Kupën e Afrikës.

Senegali dominon sfidën gjatë pjesës së parë, nuk mungojnë rastet e pastra të Sarr, Keita dhe Manè, por portieri kundërshtar është në lartësinë e duhur.

Edhe pjesa e dytë flet për Senegalin, por goli i shumëpritur nuk vjen. Hadebe i Zimbabves për pak sa nuk dhuron surprizën në fundin e ndeshjes, por është portieri Dieng ai që bën mrekullinë.

Në minutën e 95-të ka një prekje të topit me dorë në zonë. Ndërhyn VAR dhe gjyqtari jep penallti, të cilën Mane e ekzekuton qetësisht dhe i jep fitoren e parë në Kupën e Afrikës skuadrës së Senegalit.