16:49 / 10.01.2022
Reagon Chiesa pas dëmtimit: Shihemi së shpejti në fushë
Sulmuesi i Juventus-it, Chiesa ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram rreth mesazheve të cilat kanë përcjellë mbështetje për të.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve për mesazhet e mbështetjes. Shihemi së shpejti në fushë!”, ka shkruar lojtari i Juventus-it i cili do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.
Duke luftuar me dëmtimin e ligamentit e gjurit të majtë, Chiesa mund ta konsiderojë sezonin e tij të përfunduar.























