Ahmeti e Xhaferi, “paraprijës” të Veselit në shtëpi
BKT
Lajme

Ahmeti e Xhaferi, “paraprijës” të Veselit në shtëpi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti bashkë me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferin kanë rastisur edhe këtë të hënë në vizitë të familja e Kadri Veselit, pak çaste para arritjes së tij nga Haga.

Njëjtë si sot, para shtatë muajsh, Ahmeti dhe Xhaferi ishin për ngushëllime te familja e Veselit për vdekjen e babait, Fazliut, pak para se ish-kreu i UÇK-së Kadri Veseli të arrinte në shtëpi me “leje humanitare” nga Specialja.

Edhe këtë herë kur erdhën në të pamen për nënën e Veselit, që vdiq të premten e 7 janarit, qëlluan të jenë bash në ditën kur Veselit iu lejua që të vinte në Kosovë.

Ahmeti gjatë vizitës në familjen Veseli e konfirmoi se nuk kishte mundur që ta takonte ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, njofton Klankosova.tv.

“Jo nuk kam informacione të tilla, nëse zoti Veselit i jepet mundësia të jetë pranë familjes, ky është një veprim i mirë dhe nëse është e vërtetë kjo na gëzon, që ai do të ndajë bashkëdhimbjen me familjen“.

Njëlloj kishte deklaruar edhe në korrik të 2020-ës.

“Ia vlen të vizitohet familja kjo që t’u ndodhemi afër sado pak në këto situata të vështira. Të ndjerin duhet ta kujtojmë për punën dhe kontributin që ka dhënë për çështjen, për shqiptarinë”, kishte thënë Ahmeti.


MË SHUME NGA Lajme