Moti sot në Shqipëri, vranësira dhe reshje bore
BKT
Shqipëri

Moti sot në Shqipëri, vranësira dhe reshje bore

Për ditën e martë, moti në Shqipëri do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

 Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore në veri mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar./vp


MË SHUME NGA Shqipëri