Abdixhiku: Të zbardhet e vërteta për vrasjen tinëzare të Enver Malokut
BKT
Lajme

Abdixhiku: Të zbardhet e vërteta për vrasjen tinëzare të Enver Malokut

Me rastin e 23-vjetorit të vrasjes së heroit Enver Maloku, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te përmendorja e tij.

Më 4 prill të vitit 2016, ish-presidentja Atifete Jahjaga, e ka dekoruar Enver Malokun me Urdhrin “Hero i Kosovës”, për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova për kontributin e tij në shtet-ndërtimin e Kosovës, e ka dekoruar Enver Malokun me Urdhrin “Medalja e Artë e Pavarësisë”.

Me iniciativë të ish-presidentit Ibrahim Rugova më 12 korrik të vitit 2005 në Prishtinë, në vendin ku është vrarë, Enver Malokut i është ngritur një Monument.

Edhe ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, e ka dekoruar Enver Malokun me Medaljen “Urdhri i Artë i Shqiponjës”.

Maloku u vra më 11 janarit të viti pak metra prej banesës së tij në lagjen “Breg të Diellit”, në sytë e gruas dhe të fëmijëve.


MË SHUME NGA Lajme