Programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
BKT
Lajme

Programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"

Nesër, në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës, do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirja e parë, Rina Shala me pozitë drejtoreshë e organizatës “Wigs for Kids Kosova”, do të flasë rreth projektit për grumbullimin e flokëve që i përdorin për perika për fëmijët me kancer.

Kurse, i ftuar i dytë është Adriatik Gacaferri, guidist turistik, i cili tregon se cilat vende janë atraktive për t'u vizituar dimrit në Kosovë.

Në pjesën e fundit  t’emisionit, i ftuar është Gani Publicist, dramaturg, shkrimtar dhe kineast në kuadër të rubrikës "Në bibliotekën time".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme