Vdekja e presidentit të PE-së, Basha: Shqipërisë i iku një mik i vyer
BKT
Shqipëri

Vdekja e presidentit të PE-së, Basha: Shqipërisë i iku një mik i vyer

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli.

Në mesazhin ngushëllues lideri demokrat Basha shprehet se Shqipërisë i iku një mik i vyer. “Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të David Sassoli, Presidentit të Parlamentit Europian, miku i mirë i shqiptarëve dhe mbështetës i sinqertë i aspiratës tonë kombëtare për integrimin europian. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij për këtë humbje pikëlluese. U prehtë në paqe”, shkruan kreu i Pd-së,  Basha./rtsh


MË SHUME NGA Shqipëri