23:17 / 11.01.2022
Southampton fiton thellë, Broja shënon
Southampton mori një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, ku mundi Brentford me rezultatin 4-1. Armando Broja ishte protagonist në këtë sfidë me një gol.
Southampton kaloi në avantazh me Befnarek, por Brentford barazoi me Janelt. Vendasit gjetën avantazhin me një autogol të Fernandez.
Në pjesën e dytë Armando Broja shënoi golin e tretë pas një kundërsulmi. Për t’i vënë kapakun sfidës mendoi Adams me golin e katërt. Me golin e sotëm Broja bëhet lojtari më i ri që ka shënuar 5 ose më shumë gola në Premier Ligë këtë sezon, transmeton Panorama.
Me këtë fitore Southampton shkon në vendin e 11 me 24 pikë.























