09:13 / 12.01.2022
Protestuesit e PD-së, sot para Gjykatës
Prokuroria kërkon lirimin në masa më të buta.
Prokuroria e Tiranës i kërkon gjykatës që 29 persona të vënë në pranga për protestën e 8 Janarit në selinë e Partisë Demokratike, të hetohen në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për 5 të tjerë “arrest shtëpie”.
Prokuroria ka ngritur akuzat e “Shkatërrimit të pronës”, “Prishjes së qetësisë publike”, “Shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, si dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe armëve të ftohta”.
Seanca për masat e sigurisë do të jepen ditën e sotme ndërsa hetimet për protestën vijojnë./tv klan.al























