Programi i nesërm në "Mirëmëngjesi Kosovë"
Nesër, në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës, do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
I ftuar i parë i emisionit, Getoar Krasniqi nga programi "VentureUP" flet për detajet rreth aplikimit në programin e inkubacionit të rinisë.
Mysafiri tjetër, Yll Agimi, shkencëtar i të dhënave shëndetësore në kompaninë Gjenerale Dynamics në Washington, flet rreth proecesit të hulumtimeve në një shoqëri të mbingarkuar nga anketimet.
Dhe në pjesën e fundit të emisionit, në lidhje direkte nga Ferizaj, profesoresha dhe nutricistja Mimoza Dragaqina nga "Qendra e Kompetencës", tregon për fushatën që po udhëheq që nxënësit të marrin ushqim nga shtëpia.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























