Chris Brown është bërë baba për herë të tretë? Detajet që ngritën dyshimet
BKT
Magazina

Chris Brown është bërë baba për herë të tretë? Detajet që ngritën dyshimet

Chris Brown dyshohet se është bërë përsëri baba me një grua të quajtur Diamond Brown, e cila bëri publike në rrjetet sociale lajmin e bukur të ardhjes në jetë të foshnjës.

Duke zbuluar foton e parë të fëmijës në Instagram, ajo shkruante:

“Princesha është këtu! Lovely Symphani Brown. Vajza ime e ëmbël, ka qenë një ditë e tërë që ke qenë në botë dhe më ke treguar tashmë kuptimin e vërtetë të jetës. Të premtoj të të dua dhe të të mbroj gjithmonë. Përgjithmonë e jotja, mami “.

Në Dhjetor, Diamond postoi selfie të barkut të saj shtatzënë duke zbuluar se ajo ishte 35 javëshe shtatzënë. Në një nga postimet, ajo shihej e veshur me një fustan të bardhë, krahas së cilës shkruante:

“Sot ishte një ditë kaq e bukur. Faleminderit që më dhe kaq shumë gëzim”.

Nga ana tjetër nuk ka akoma një konfirmim nga nëna apo Chris Brown. Ajo që vihet re janë komentet e shumta të fansave, të cilët kanë uruar dyshen për fëmijën e tyre të parë.

Mbetet për t’u konfirmuar se si qëndron e vërteta pas këtij lajmi.


MË SHUME NGA Magazina