Ekipi i Squid Game për nominimin: “Momenti më i lumtur që nga krijimi”
BKT
Magazina

Ekipi i Squid Game për nominimin: “Momenti më i lumtur që nga krijimi”

Squid Game po bën histori!

Sot seriali i Netflix u bë seriali i parë televiziv joanglisht dhe seriali i parë korean që u nominua në çmimet SAG 2022, duke garuar në kategorinë Performancë e jashtëzakonshme nga një ansambël në një seri dramash, si dhe dy nominime për aktorët Lee Jung-Jae dhe Jung Ho-Yeon.

“Me të dëgjuar nominimin sot, mendoj se duhet të jetë momenti më i lumtur qëkur kemi krijuar Squid Game. Fakti që nuk u njohën vetëm një ose dy aktorët kryesorë, por u nominua i gjithë kasti, më sjell gëzim të madh”, tha për Deadline regjisori dhe shkrimtari Hwang Dong-hyuk.

Seriali debutoi në shtator dhe shpejt u bë një nga projektet filmike më të mëdha, duke grumbulluar mbi 3 miliardë minuta transmetim dhe duke arritur mbi 142 milionë familje që e përcollën.

Hwang Dong-hyuk së ​​fundmi konfirmoi se ishte duke punuar në një sezon të dytë të serialit dhe “ngacmoi” se mund të ketë edhe një sezon të tretë rrugës.

 


MË SHUME NGA Magazina