Parashikimi i motit për sot në Shqipëri, acar dhe ngrica
BKT
Shqipëri

Parashikimi i motit për sot në Shqipëri, acar dhe ngrica

Në Shqipëri, në ditën e sotme, do të ketë qarkullim të masave ajrore të acarta të cilat do të sjellin mot të kthjellët dhe ngrica të forta në zonat malore gjatë gjithë ditës ndërsa në zonat e ulëta e bregdet gjatë orëve të mëngjesit.

Mjegulla e mjegullina do të ndikojë në lugina. Era do të fryjë nga verilindja 2 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës 10-15m/s. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -11 deri -2°C në zona e ulëta -4 deri 8°C në zona bregdetare 0 deri 8°C

Rajoni i Ballkanit do të jetë në ndikim të masave ajrore të ftohta e të acarta. Këto do të sjellin mot të kthjellët me ngrica të forta përshak të rënies së ndjeshme të temperaturave.

Masat e ftohta veriore do të qarkullojnë nga veriu e deri në Mesdhe do të sjellin mot të acartë dhe me ngrica në rrugë. Në pjesën perëndimore parashikohet mot me diell e temperatura në rritje, ndërsa një front i ftohtë në verilindje të kontinentit do të sjellë reshje bore të dendura./vp


MË SHUME NGA Shqipëri