Shqipëri-Turqi, bashkëpunim në fushën e veterinarisë
BKT
Shqipëri

Shqipëri-Turqi, bashkëpunim në fushën e veterinarisë

Një grup ekspertësh turq zhvilluan një vizitë treditore pune në Shqipëri për të përcjellë dijen e tyre në institucionet tona.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, priti sot ekspertët turq të cilët përfunduan misionin në Shqipëri.

Krifca falënderoi ekspertët për kontributin e çmuar në dije dhe njohuri përcjellë në institucionet e Shqipërisë.

“Në vijim të vizitës në Ankara me ministrin e Bujqësisë dhe Pyjeve të Turqisë, Bekir Pakdemirli, konkretizuam bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, mbrojtjes së bimëve dhe të zhvillimit rural nëpërmjet punës së ngushtë me ekipin e tij më të mirë në Tiranë, prodhuar në një vizitë treditore pune”, u shpreh Krifca.

“I prita sot ekspertët së bashku me ambasadorin Murat Ahmet Yörük në përfundim të misionit dhe i falenderova për kontributin e çmuar në dije dhe njohuri përcjellë në institucionet tona. Puna vazhdon”, theksoi Krifca. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri