13:47 / 13.01.2022
Berisha del nga Prokuroria e Tiranës pas 2 orë e 40 minutash
Ka zgjatur 2 orë e 40 minuta marrja në pyetje e Sali Berishës në Prokurorinë e Tiranës.
Ish-kryeministri u thirr për të dëshmuar në lidhje me protestën e 8 Janarit në selinë e PD-së.
Ish-kryeministri shkoi në Prokurori në orën 11:00.
Para hyrjes në organin e akuzës ai u shpreh se ishte thirrur aty nga Edi Rama dhe se do të dëshmonte bashkëpunimin në shkallën më të lartë të krimit në narkoshtetin shqiptar./tvklan.al























