17:47 / 13.01.2022
Newcastle tani po mendon të përforcojë mesfushën me yllin holandez
Tregu i Newcastle nuk mbaron këtu. Pas Kieran Trippier dhe Chris Wood, ekipi anglez synon të forcojnë mesfushën dhe mund t’i drejtohen Manchester United për të kërkuar huazimin e Donny van de Beek.
Holandezi, i blerë në shtator 2020 për rreth 40 milionë, nuk ka gjetur hapësirë me Solskjaer dhe situata nuk është përmirësuar as nën drejtimin e Ralf Rangnick, transmeton albeu.
Në gjurmët e tij, raporton Manchester Evening News, është edhe Borussia Dortmund.























