Manchester City tejkalon Unitedin edhe në aspektin financiar
BKT
Sport

Manchester City tejkalon Unitedin edhe në aspektin financiar

Manchester City tejkalon Unitedin edhe në aspektin financiar Për herë të parë në histori, Manchester City ka kaluar rivalin e qytetit Manchester Unitedin për sa i përket të ardhurave. Kampioni aktual i Anglisë grumbulloi 569.8 milionë funte në sezonin 2020/21.

Nga ana tjetër, Manchester United nuk arriti as deri në 500 milionë gjatë kësaj periudhe. Ata fituan 494 milionë paund. Të ardhurat e Cityt u rritën më së shumti falë sukseseve në fushë dhe në fushën e reklamave. Atje, fitimet e tyre u rritën me 90 milionë paund.

Krahasuar me sezonin e kaluar kur ishte në minus 126 milionë paund, City ishte në plus 2.4 milionë funte. City është në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin në Premier Ligë edhe këtë vit. Skuadra e Pep Guardiolës ka dhjetë pikë më shumë se Chelsea që ndodhet aktualisht në vendin e dytë.