109-vjetori, Nano nderon kujtimin e Dëshmorëve të Policisë
BKT
Shqipëri

109-vjetori, Nano nderon kujtimin e Dëshmorëve të Policisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në kuadër të 109-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, në shenjë vlerësimi e kujtimi të emrit dhe veprës së Dëshmorëve të Policisë, mesditën e sotme, ka vendosur kurorë me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Policisë, në Akademinë e Sigurisë.

Më pas, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në emër të Shoqatës së Policisë Shqiptaro-Amerikane, i dorëzoi familjarëve të Dëshmorit të Policisë Saimir Hoxha, stemën e Policisë të gdhendur në dru, në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje.

Po në kuadër të 109-vjetorit, Nano ka uruar të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit.

“Gëzuar 109-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Mirënjohje e falënderim për përkushtimin dhe sakrificat tuaja dhe të familjeve tuaja. Bashkërisht për sfida më të mëdha, në të mirë të qytetarëve”, thuhet në mesazhin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri