COVID-19 arrin pikun në Shqipëri, por masat nuk ndryshojnë
BKT
Shqipëri

COVID-19 arrin pikun në Shqipëri, por masat nuk ndryshojnë

Infektimet me koronavirus në Shqipëri kanë arritur shifra rekord, më të lartat që prej nisjes së qarkullimit të virusit Sars Cov-2 në mars të 2020.

Pavarësisht kësaj, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mos ndryshojë masat, por të kërkojë zbatim rigoroz të tyre.

Rritja e rasteve fatmirësisht nuk është shoqëruar dhe me rritje të shtrimeve.

Vaksinimi ka pasur ecuri pozitive në dy javët e fundit, ku dozat e para janë dyfishuar.

Mosrespektimi i masave anti-Covid ka çuar në ndëshkimin e 170 bizneseve me masa administrative dhe 265 të tjerë janë pezulluar në harkun kohor të 18 muajve.

Gjatë ditës së djeshme, gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi, ndërkaq janë konfirmuar edhe 1 mijë e 905 raste të reja./Tvklan


MË SHUME NGA Shqipëri