20:44 / 13.01.2022
Dënohet Leonardo Bonucci
Përplasja verbale dhe fizike me zyrtarin e Interit në fund të ndeshjes Juventus-Inter i ka kushtuar shtrenjtë qendërmbrojtësit Leonardo Bonucci.
Incidenti ndodhi në sekondat e fundit të vazhdimeve në finalen e Superkupës së Italisë e cila përfundoi me fitoren e Interit me rezultat 2-1. Bonucci u përplas me njërin nga anëtarët e stafit teknik të Interit i cili po e festonte golin e vonshëm të sulmuesit kilian, transmeton KosovaPress. Për këtë veprim të tij, Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Italisë e ka dënuar qendërmbrojtësin e Juventusit me 10.000 euro.























