21:08 / 13.01.2022
Meta takon Zaev: Kontribut historik për Marrëveshjen e Prespës
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, gjatë qëndrimit në Shkup, zhvilloi një takim me kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev.
Meta falënderoi Zaev për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Po kështu, vlerësova kontributin e tij për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8, shumë të rëndësishëm”, tha Meta./atsh























