Madonna shqetëson fansat duke postuar fotografi me mavijosje në trup
Magazina

Madonna shqetëson fansat duke postuar fotografi me mavijosje në trup

Madonna tregoi një mavijosje të madhe në kofshën e saj, teksa përditësoi fansat e saj me të tjera fotografi në Instagram të mërkurën.

Këngëtarja e hitit “Like A Virgin”, 63 vjeçe, shfaqi një mavijosje me pamje të dhimbshme teksa ia ktheu këmbën kamerës në foto të ndryshme.

Në galerinë e imazheve, Madonna përfshiu një pamje me një sërë bizhuterish të varura rreth qafës, shkruan DailyMail.

Madonna nuk tregoi se si e pësoi dëmtimin e këmbës edhe pse në mënyrë sfiduese deklaroi në mbishkrimin e saj se jeta e kishte rrahur.

“Jeta më ka rrahur! A mendoni se unë jam një dreq”, shkroi ajo ndër të tjerash në mbishkrimin e fotografisë.

Në një pamje nga afër të mavijosjes, Madonna ishte shtrirë në një divan, me këmbën e lënduar përballë kamerës.

Ajo kishte veshur geta të zeza dhe një mantel të mëndafshtë të markës “Versace” të lidhur në belin e saj të hollë.

Mbretëresha e muzikës pop kishte vënë gjithashtu syze dielli dhe disa gjerdanë verbues.

Nuk duket se Madonna ka ndonjë plan për të ndaluar postimin e fotove provokuese këtë vit, pasi ka publikuar shumë të tilla në rrjetet sociale.