18:39 / 14.01.2022
Rama: Ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”
Kryeministri Edi Rama ka kaluar një ditë në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen stërvitje në ujërat territoriale shqiptare.
Rama ndau pamje nga aeroplanmbajtësja i pozicionuar në vendin e kapitenit.
“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, u shpreh kryeministri Rama.
Prej muajit dhjetor, aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry S. Truman” po qëndron në Mesdhe bashkë me numrin e madh të anijeve dhe avionëve që e shoqërojnë./atsh