Gërvalla: Kjo Qeveri kurrë nuk do ta shkelë Kushtetutën
Sharr Travel

Gërvalla: Kjo Qeveri kurrë nuk do ta shkelë Kushtetutën

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Twitter¸ ka thënë se qeveria nuk do ta shkelë kurrë Kushtetutën. E kjo nuk do të ndodhë as kur e kërkojnë miqtë më të ngushtë.

Përkundër që nuk është ligjore, ambasadorët e Quint-it sot kërkuan nga qeveria e Kosovës që ta lejojë Serbinë të mbajë referendumin e saj edhe në territorin e Kosovës.

Kjo gjë u kundërshtua nga qeveria, e vendimi i tyre u mbështet edhe na opozita.

Ministrja e Jashtme garantoi se përkundër aleatëve më të ngushtë të Kosovës, siç janë shtetet e Quint-it, Kushtetuta nuk do të shkelet kurrë.

“Kjo qeveri kurrë nuk do ta shkelë Kushtetutën, as kur kërkohet nga miqtë më të ngushtë”, ka shkruar Gërvalla.

Kryediplomatja e vendit gjithashtu shkroi se këtë 'ua kemi borxh viktimave dhe heronjve për sakrificat për pavarësi e sovranitet, po edhe për qytetarët që kurrë më mos ta lejojmë cenimin sovranitetit tonë".

 

This  government will never breach the constitution - not even at the request from our closest friends.https://t.co/rH0CiNCElR

— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) January 14, 2022
 

The position of Kosova remains clear: We owe the victims and heroes of our struggle for independence and sovereignty, as well as our citizens, to never again allow a breach of our sovereignty.

— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) January 14, 2022