Heidi Klum debuton në muzikë,kënga e parë vjen në bashkëpunim me Snoop Dogg
Magazina

Heidi Klum debuton në muzikë,kënga e parë vjen në bashkëpunim me Snoop Dogg

Ajo është tashmë një nga supermodelet më të njohura dhe më të bukura në botë – por pas vitesh të tëra që ka shfaqur figurën e saj të pabesueshme, Heidi Klum tani është gati të tregojë edhe talentin e saj muzikor.

Modelja e listës A është bashkuar me reperin, Snoop Dogg dhe dyshen e producentëve Weddingcake për një këngë debutues.

Kënga, e cila quhet “Chai Tea With Heidi” dhe do të publikohet të premten, ishte një nga qëllimet kryesore në listën e saj për vitin.

Duke bërë gjithçka për të bërë përshtypje me debutimin e saj, videoklipi shoqërues është xhiruar nga fotografi i njohur, Rankin, shkruan The Sun.

Me një paraqitje të nxehtë në klip së bashku me reperin, Heidi dëshmon se ‘më pak është më shumë’ – duke u shfaqur pa sytjena nën fustanin e saj të tejdukshme, ndërsa Snoop zgjedh një xhaketë tipike ngjyrë portokalli të zbukuruar me gëzof.

“Më pëlqen të dal jashtë zonës sime të rehatisë dhe të sfidoj veten, kështu që ishte diçka që padyshim po e konsideroja. Por e dija se ishte vetëm një person me të cilin doja të këndoja. Unë jam një fanse e madh e Snoop Dogg”, tha Heidi duke folur për aventurën e saj në botën e popit.

“E kontaktova për idenë dhe, për habinë dhe kënaqësinë time, ai më ftoi të vij në studion e tij. Më pëlqen një këngë që i bën njerëzit të duan të kërcejnë dhe të argëtohen dhe Snoop ndihmoi ta realizojë këtë”, shtoi modelja.

Foto: Rankin

“Ndonjëherë, më duhet të shtrëngoj veten për t’u siguruar që nuk po e ëndërroj këtë sepse është me të vërtetë një ëndërr e realizuar”, tha tutje ajo.

Këngës së Heidit do t’i bëhet gjithashtu një promovim duke u shfaqur si kënga titullare e serisë së 17-të të “German’s Next Top Model”.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa