​Fillon seanca e jashtëzakonshme për referendumin serb
BKT
Lajme

​Fillon seanca e jashtëzakonshme për referendumin serb

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur për herë të parë në vitin 2022.

Sot, në një seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të Qeverisë së Kosovës, të zgjedhurit e popullit pritet të diskutojnë lidhur me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Kosovës.

Po ashtu, pritet të miratohet edhe një rezolutë për të parandaluar mbajtjen e këtij referendumi.

Pjesë e kësaj seance të jashtëzakonshme janë 78 deputetë, ndërsa mungojnë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe.

Para fillimit të seancës, Kuvendi nderoi me një minutë heshtje viktimat e masakrës së Reçakut, në përvjetorin e 23-të.


MË SHUME NGA Lajme