FHK reagon pasi Kosova u eliminua nga kualifikimet për Kampionatin Botëror
Sport

FHK reagon pasi Kosova u eliminua nga kualifikimet për Kampionatin Botëror

Të shtunën mbrëma Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar disfatë nga Belgjika në udhëtim, humbje kjo e cila i kushtoi me eliminim nga kualifikimet për në Kampionatin Botëror të Hendbollit që do të zhvillohet gjatë vitit 2023.

“Dardanët” patën sërish një paraqitje të mirë, por në fund u mposhtën me pesë gola epërsi dhe kështu i dhanë fund aventurës së tyre evropiane.

Federata e Henbollit sot ka lëshuar një reagim duke falënderuar tifozët, lojtarët për angazhimin maksimal si dhe duke e cilësuar këtë rrugëtim, por gjithashtu duke kërkuar përkushtim në angazhimet e reja.

Ja postimi i plotë i Federatës së Henbollit të Kosovës:

Faleminderit

Faleminderit tifozëve për përkrahjen e madhe dhe të vazhdueshme. Faleminderit lojtarëve për angazhimin e madh dhe përkushtimin për fanellën.

Pas një muaji angazhim, e përmbyllim këtë grumbullim të ekipit kombëtar.

Dy fitore me Kuvajtin, humbje me dy gola dallim nga Turqia, barazim me Belgjikën.

Vazhduam me dy humbje pa fat nga Greqia, me një gol dallim. Erdhi fitorja e shumëpritur me Turqinë dhe në fund humbje e ngushtë nga Belgjika.

Synojmë më shumë, por vlerësojmë rrugën që po e bëjmë.

Koha për sfida e angazhime të reja...

FORCA KOSOVAAA