Liverpooli rikthehet te fitorja pas tri ndeshjeve në Premier Ligë
BKT
Sport

Liverpooli rikthehet te fitorja pas tri ndeshjeve në Premier Ligë

Liverpooli është rikthyer të fitorja në Premier Ligë pasi e ka mposhtur Brentfordin me rezultat 3-0.

Goli i parë për “The Reds” erdhi në minytën e 44’ nga mesfushori Fabinho, kurse në pjesën e dytë realizuan edhe Chamberlain në minutën e 69’ dhe Minamino në të 77-tën.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e Jurgen Klopp ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 45 pikë, 11 më pak se lideri Manchester City.