Musliu: Serbët e Kosovës e kanë kuptuar se janë manipuluar nga Vuçiqi
Lajme

Musliu: Serbët e Kosovës e kanë kuptuar se janë manipuluar nga Vuçiqi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka deklaruar se me ndalimin për mbajtjen e referendumit të Serbisë “Kosova ka dëshmuar shtetësinë, ndërsa Serbia dhe Vuçiq kanë marrë mesazhin.”

Sipas tij “Kosova e kaloj edhe këtë test dhe në asnjë mënyrë nuk guxojmë të biem pre e kërcënimeve dhe provokimeve të Rakiqit.”

Ai ka lavdëruar edhe punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës, të cilat sipas tij  “e kanë kryer punën ashtu siç duhet”. Ndërsa ai thotë se Serbia e ka pasur opsionin e shfrytëzimit të votimit me postë, të cilin nuk e shfrytëzoj, ndoshta do ta përdorë në ardhmen.

Musliu deklaroi se “Si çdo herë Serbia nuk do të ndalet për të sfiduar shtetin e Kosovës dhe institucionet e saj, siç ishte rasti i fundi me referendumin serb.” Ai deklaroi se me mbajtjen eventuale të referendumit të Serbisë në Kosovë “do të ishte cenuar shtetësia e Kosovës, kushtetutshmëria dhe zbatimi i ligjit në Kosovë dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës.”

Lidhur me reagimet dhe protestat e serbëve të Kosovës, Musliu ka deklaruar se “kjo protestë dhe ky tentim tregon se ka përçarje në mes të taborëve, në Serbi dhe Rusi, pasi që sipas tij kjo e fundit i nxit këto veprime.”

Musliu ka komentuar gjithashtu edhe përçarjen mes gazetarëve dhe redaktorëve të portalit serb Kosovo Online, e  cila ka ndodhur sot. Sipas tij “Portali Kosovo Online i cili ndodhet në veriun e Kosovës dhe i cili është pro rus, është mbyllur sot që do të thotë se bojkotojnë Vuqiçin, pasi që e kanë kuptuar se ai po manipulon me serbët e Kosovës”

Ai ka reaguar edhe ndaj deklaratave të Goran Rakiq, i cili edhe pse i gëzon të gjitha privilegjet e shtetit të Kosovës, deklaron se si shtet të tij e njeh Serbinë. Ndërsa adresimi i kërkesave të Listës “Srpska” vetëm për BE-në, jo edhe për SHBA-të, sipas Musliut tregon qartë se Serbia e ka mentor Rusinë. Ai gjithashtu ka përkujtuar vrasjen e Oliver Inavonovic, i cili ishte anatemuar dhe shpallur tradhtar nga vetë Serbia, para vrasjes së tij.

Eskperti i sigurisë ka folur edhe për ndikimin e Rusisë, sipas tij ka disa vite që Rusia e ka aktivizuar luftën hibride, e posaçërisht në ato vende ku ka qenë prezente ushtarakisht dhe me pushtet politik. Rusia tenton të shtrijë ndikimin në Ballkan, përmes Serbisë si patericë e saj. Në fakt lufta e Rusisë është luftë ndaj SHBA-ve.  Bashkësia evropiane është inerte dhe e ka frikën në palcë nga Rusia, shumë herë dhe heziton. Për këtë Musliu ka marr shembull të shteteve baltike dhe vendeve tjera të cilat në përballje me Rusinë,  gjithmonë presion ndihmë nga NATO dhe SHBA. Rusia dëshiron që të largoj vëmendjen nga konfliktet e krijuara nga ajo në shtetet rreth kufijve të saj. Rusia ka ndihmuar Dodikun me njësi paramilitare dhe duke trajnuar një pjesë të shërbimit sekret të Dodikut në qendrën “humanitare” në Nish. Por gjithashtu edhe duke e armatosur Serbinë.