Kupa e Afrikës, Bregu i Fildishtë ndalet në barazim, triumfon edhe Tunizia
BKT
Sport

Kupa e Afrikës, Bregu i Fildishtë ndalet në barazim, triumfon edhe Tunizia

Kanë përfunduar edhe dy të tjera të fazës së grupeve në Kupën e Afrikës.

Bregu i Fildishtë është ndalur me barazim në ndeshjen e dytë në grupin E nga Sierra Lione me rezultat 2-2. Golat për Bregun e Fildishtë i shënuan Haller në minutën e 25’ dhe Pepe në të 72-tën, kurse për Sierra Leonen të dy golat i realizoi Kamar, madje i i dyti erdhi në minutën e tretë shtesë..

Fitoren e parë në këtë kompeticion e ka shënuar Tunizia e cila mori një fitore bindëse ndaj Mauritanas me rezultat 4-0, sfidë kjo e vlefshme për grupin F të Kupës së Afrikës.

Për Tunizinë shënuan Mathlouthi, Khazi (2) dhe Jaziri.

Ndeshja e fundit për ditën e sotme në Kupën e Afrikës është ajo e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:00 ndërmjet Algjerisë dhe Ekuatorit