Përfundon derbi ndërmjet Pejës dhe Prishtinës, ky është rezultati
Sport

Përfundon derbi ndërmjet Pejës dhe Prishtinës, ky është rezultati

Peja ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 93:101 (18:25, 13:32, 30:20, 32:24), në derbin e javës së 16-të në Art Motion Superligë.

Derbi ishte i jashtëzakonshëm, ku pejanët kishin deri 28 pikë epërsi, kurse prishtinasit në fund e zvogëluan atë në vetëm pesë pikë, kurse atmosfera në kryeqytet ishte e mrekullueshme.

Ndeshjen më mirë e nisi Prishtina, e përkrahur nga tifozët vendas, duke pasur epërsi deri në nëntë pikë, 16:7, por më pas u rikthyen mysafirët, për të fituar çerekun e parë me shifrat 18:25. Periudha e dytë në tërësi u takoi pejanëve, që dominuan në mbrojtje dhe në sulm. Ata rritën epërsinë minutë pas minute, ku më e larta ishte 28 pikë, 29:57, kurse pjesa e parë përfundoi me rezultat 31:57.

Por, Prishtina nuk u dorëzua dhe tentoi rikthimin e madh në pjesën e dytë. Bardhekaltrit ishin më të mirë në periodën e tretë, për të zvogëluar epërsinë deri në vetëm 13 pikë, 61:74, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 61:77. Lojë e jashtëzakonshme u zhvillua në dhjetë minutat dhe atmosfera ishte e ‘zjarrtë’ me tifozët që i kanë munguar basketbollit të Kosovës. Vendasit dhanë maksimumin për të ngushtuar shifrat në 75:85, e më pas edhe 85:90, tre minuta nga fundi. Deri në fund u zhvillua ndeshje dramatike, ndërsa Peja triumfoi me shifrat 93:101.

Te Prishtina u dalluan Wendell Mitchell me 23 pikë e 13 kërcime dhe Kenny Broën me 25 pikë, kurse te Peja u dalluan Stephen Maxëell me 34 pikë e 10 kërcime dhe Tyron White me 32 pikë e 10 asistime.

Prishtina ka tetë fitore dhe tetë humbje, kurse Peja ka 11 fitore dhe pesë humbje.